Çfarë po ndodh tek “Shefqet Ndroqi?” Spitali plot me të infektuar nga virusi

58

Ministrja Manastirliu ka shpërndarë për herë të parë pamje të situatës brenda spitalit universitar “Shefqet Ndroqi, ku ka një fluks në rritje të pacientëve të prekur nga virusi i rrezikshëm Covid 19.

Ministrja Manastirliu apeloi për respektimin e rregullave për të frenuar përhapjen e COVID19.

“Mbaje maskën, ruaj distancimin, kujdesu për higjienën. Mos rreziko jetën tënde dhe të njerëzve më të dashur! Të gjithë bashkë, t’i japim një dorë mjekëve dhe infermierëve kundër COVID19”, shkruan Manastirliu.

Shefja e Shërbimit të Pneumologjisë në spitalin Universitar “Shefqet Ndroqi”, prof. Silvana Bala ka bërë një apel për qytetarët: “Asnjëherë mos mendoni që kjo sëmundje është e lehtë. Është shumë e rëndë, është shumë e vështirë. Këta persona që shihni këtu, kanë qenë të shëndoshë, por në një moment, janë në vështirësi me jetën”, tha prof. Bala.

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/videos/944538666038162/?vh=e&extid=6vTyCFU3GqY91pU3