Bënte një jetë të dyfishtë/ ‘Dua të shoh fëmijët, pastaj do të flas’, çfarë tha Davide Pecorelli para se të pranojë të rrëfehet në Prokurori. Ja dyshimet që hedhin hetuesit për gjithë inskenimin

428

Biznesmeni italian Davide Pecorelli u shfaq para medieve 260 ditë pasi ishte zhdukur teksa ishte në një udhëtim në Shqipëri. Ai u filmua teksa po shkonte për të takuar ish-gruan e tij të parë dhe fëmijët.

“Do të shoh fëmijët, më pas do të flas,”mësohet se ka thënë italiani 45-vjeçar.

Ai u zhduk në janar të këtij viti, duke lënë pas partneren e tij shqiptare dhe djalin vetëm 1 vjeç. Por krejt papritur, pasi ishte menduar i vdekur në një zjarr në makinë, në mos i vrarë, ai u shfaq në një skaf të dëmtuar, me flokë të gjatë dhe dokumente false në ishullin e Montekristos.

Sipas medieve italiane, ai do të dëshmojë sot përpara prokurorëve. Zhdukja nuk është një krim, por ai mund të hetohet për inskenimin e vrasjes së tij.

Hetimet paraprake hedhin dyshime se ai e ka inskenuar vrasjen e tij për shkak të problemeve financiare.

Por nëse është zhdukur për të përfituar siguracionin e jetës, përse ai donte të mos gjendej dhe u shfaq vetëm kur u dëmtua skafi i tij? Mbi të gjitha, përse e dha menjëherë identitetin e tij të plotë kur u pyet nga ushtarët, duke kërkuar që të fliste me hetuesit?

Mediat italiane thonë se problemet e tij mund ta kenë vendosur në vështirësi, madje edhe në rrezik.