Tensionohet sërish situata te teatri, protestuesit përplasen me policinë

345

Situata te Tetari Kombëtarë, është tensionuar sërish pasditen e kësaj të mërkure ku protestuesit janë përplasur me forcat e policisë

Informacionet bëjnë me dije se situata është tensionuar pasi protestuesit kanë tentuar që të çajnë kordonin policorë, ndërkohë që policë dhe Forcat e Ndërhyrjes së ndërhynë që të largojnë prej andej qytetarët.

Ndërkohë artistë e përfaqësues të shoqërisë civile që prej orëve të para të mëngjesit të kësaj të mërkure kanë bërë rezistencë duke hyrë në ambientet e brendshme kundër boshatisjes së nisur prej ditësh në kuadër të projektit për ndërtimin e teatrit të ri mbi rrënojat e të vjetrit.