Zgjedhjet e qershorit, Policia e Shtetit bën lëvizjen e papritur!

757

Ditën e sotme fillon trajnimi i punonjësve të policisë për zgjedhjet e 30 qershorit. Burime nga policia bëjnë me dije se trajnimi fillon sot në orën 09:00, në Akademinë e Sigurisë.

Ky trajnim bëhet në kuadër të “Mbi detyrat dhe rolin e Policisë së Shtetit gjatë procesit zgjedhor në datën 30 Qershor 2019”.

Në hapjen e procesit të trajnimit të punonjësve të policisë të nivelit të lartë dhe të mesëm drejtues do të marrë pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu si dhe Ambasadori i Prezencës së OSBE-së në Shqipëri.