Del autopsia, nëna 25 vjecare vdiq nga mpiksja e gjakut

1586

Është zbardhur ekspertiza e vdekjes së nënës së re 25 vjeçare, e cila ndërroi jetë një orë pasi solli në jetë fëmijën e saj të parë.

Sipas ekspertizës vdekja e Rexhina Debrova pas lindjes cezeriane ka ardhur nga koagulimi. Me fjalë të thjeshta koagulimi është mpiksje e gjakut, që e bën këtë të fundit të trashë deri sa thahet përfundimisht.

Ndër tgë tjera në ekspertizë theksohet se nga mpiksja e gjakut është bllokuar një nga venat kryesore që çon gjakun në mushkëri, duke shkaktuar kështu vdekjen e menjëhershme.

Ndërkohë që familjarët në lidhje me këtë ngjarje akuzojnë mjekët për humbjen e së afërmes së tyre. Sakaq, lidhur me ngjarjen policia ka arrestuar dy mjekët Nikollaq Thano, reanimator, dhe Mehmet Ibaj, kardiolog.