Ambasada Suedeze dhe H.A.N.A sjellin për herë të parë në Lezhë, ElectionVille

257


Të rinjtë në Lezhë ka treguar sesi mund të ishte qyteti i tyre nëse ata do të ishin administratorë të saj. Në rolin e menaxherit të qytetit apo si anëtarë të keshillit bashkiak duke përfaqsuar parti politike fiktive, të rinjtë lezhjanë nga mosha 6 deri në 27 vjeç i janë bashkuar lojes ElectionVille, një lojë që është sjellë për herë të parë edhe në Lezhë nëpërmjet Ambasadës Suedeze në vendin tonë.

Duke patur në dispozicion burime të kufizuara, ata janë përfshirë në dhenien e zgjidhjeve duke u dakortësuar mes tyre sesi do ti përdorin brenda një mandati zgjedhor, nën udhëzimet e një lajtari, senior, i ashtëquajtur Mjeshttri i Lojes. Kjo lojë, që ka për qëllim të edukojë të rinjtë me m. undësitë e ndërveprimeve të përbashkëta pavarsisht ndasive poltike që mund të kenë.

Kjo ka qënë edhe një mënyrë për të bërë bashkë të rinjtë pavarsisht kundërshtive që ata mund të kenë, të cilët përgjatëë dy ditëve kanë demostruar se mund të jenë bashkë për zgjidhjet e nevojshme për interesin publik. Në këtë pikë, duket se qendra H.A.N.A ia ka arritur qëllimit për të afruar gjithnjë e më shumë të rinjtë, pasi është demostruar roli i tyre i përbashkët në inicitiva publike.

Ky aktivitet ka sjellë në Lezhë edhe Ambasadoren e Suedisë në vendin tonë znj. Elsa Håstad dhe Znj. Fiona Mçluney, Koordinatore e Përhershme e Zyrës së OKB në Shqipëri, përfaqësin e United Nations Association Albania, Z. Kristi Çina ndërsa aktivitetit i është bashkuar edhe zv. Kryetarja e Bashkisë së Lezhës, Znj. Eueda Molla.

Duke iu referuar aktivitetit, ambasadorja Håstad, u tha të pranishmeve se përpjekjet për të ndryshuar së pari gjendjen e të rinjve e më pas edhe të vendit të tyre duhet që të ketë sa më shumë vendime të përbashkëta që kanë në synim interesin publik dhe se shpesh herë është e mundur që duke mirëpërdorur burimet e saj, cdo vend mund të ecë duke u zhvilluar dhe përmirsuar jetën e të gjithë komunitetit