Tre të plagosur në një aksident

348

Tre persona u plagosën mbrëmjen e të dielës në një aksident rrugor në aksin Gjirokastër-Tepelenë.

Aksidenti ndodhi në afërsi të liqenit të Viroit, ku tre automjete u përpalsën me njëri-tjerin.

Nga goditja e fortë morën plagë të shumta në trup drejtuesit e mjeteve, njëri prej të cilëve u transportua drejt spitalit në gjendje të rëndë.

Shkak për aksidentin dyshohet se u bë një parakalimi i gabuar.