Digjet një banesë pranë shtëpisë muze

340

Një shtëpi private është shkrumbuar nga zjarri mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Lushnjes.

Ngjarja ka ndodhur pranë ish-shtëpisë muze të Kongresit të Lushnjes, ndërsa mësohet se në shtëpi nuk banonte njeri.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrdikëse të cilat kanë bërë të mundur izolimin e flakëve.

Ende nuk dihen shkaqet e zjarrit ndërsa policia ka nisur një hetim në lidhje me këtë ngjarje.