Grida Duma ironizon me Ramën: Iku parnvera bashkë me verën dhe prapë…

35

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Grida Duma, përmes një postimi ka ironizuar me kryeministrin Rama mbi premtimin e pambajtur të rindërtimit të spitalit të Laçit. Pas dëmtimeve që spitali pësoi si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit ambientet e tij u bënë të rrezikshme pasi mund të shëmbeshin.

Kryeministri Rama premtoi një spital të ri ku paraqiti dhe një projekt 3D. Pikërisht kjo është dhe pika që ish deputetja rikthen në kujtesë për shqiptarët laçianët dhe vetë kryeministrin. Kur kanë kaluar 9 muaj nga tërmeti spitali ka mbetur ende 3D sipas Dumës.

Qytetarët e Laçit që prej fundit të qershorit marrin kujdesin shëndetësor në spitalin 3D të Edi Ramës. Kryeministri i cili fill pas tërmetit u shfaq me orë të tëra në ekrane me kostumin e propagandës më 14 dhjetor iu premtoi qytetarëve dhe stafit mjeksor të spitalit rajonal të Laçit, shembur pothuajse krejt nga tërmeti, se do ta ndërtonte spitalin e ri brenda 6 muajve të parë të vitit 2020.

Por si çdo premtim me videoprojektor dhe propagandë kryeministrore edhe spitali i Laçit mbeti thjeshtë një gënjeshtër. Iku pranvera bashkë me verën dhe spitali i Laçit është thjesht një grumbull inertesh dhe rrënoja si dëshmi e gënjeshtrës së Edi Ramës për banorët e bashkisë së Kurbinit. Spitali jo vetëm që ska përfunduar por akoma nuk është pastruar nga rrënojat ku 9 muaj më parë Edi Rama lëshonte gënjeshtra pa teklif.