Objeketet që do ju sjellin fat dhe energji pozitive në shtëpi.

367

Energjia negative ka ndikim në jetën tonë, por ka shumë mënyra që mund tju ndihmojnë në largimin e saj. Disa objekte, që njihen në mbarë botën si fatsjellëse, mund të sjellin energji pozitive në shtëpinë tuaj.

Elefanti simbolizon shumë gjëra si pjellori, fat dhe zgjuarsi. Mbajatja e simbolit të një elefanti në shtëpi mendohet se sjellë shumë fat.

Patkua. Historianët e lidhin patkoin me disa legjenda irlandeze, sipas të cilave ky objekt largon djallin dhe shpirtrat e këqinj. Vendosja e tij në pjesën e përparme të derës mendohet se mbron shtëpinë.

Breshka. Njësoj si një patkua, thuhet se breshka mbron shtëpinë. Ndaj mund të varni një simbol të saj tek dera kryesore e shtëpisë suaj.

Bamboo. Supersticiozët kinezë mendojnë se bima e bamboos duhet të zërë një pjesë të rëndësishme në shtëpi. Numri i kërcellëve tek kjo bimë ka shumë domethënie, pasi nuk mund ti dhuroni dikujt një bamboo me 4 kërcell, sepse në Kinë numri 4 lidhet me vdekjen dhe fatin e keq.

Ngjyra e kuqe. Në shumë kultura ngjyra e kuqe konsiderohet si fatsjellëse. Mund të mbani në shtëpi një vazo të kuqe apo një rrugicë në këtë ngjyrë për të pasur fat.