Origjina e Pemës së Krishtlindjeve

264

Origjina e pemës se Krishtlindjeve, si shumë ardhje të hershme është jo shume e qarte për shkak gojëdhënave apo këngëve të ndryshme të kulturës Evropiane, prej të cilave u njoftua dhe erdhi, për t’u shndërruar në ritin më domethënës festiv. Sipas dijeve të krishtera, pema e Krishtlindjeve është lidhur me Shën Boniface dhe qytetin gjerman Geismar.

Një herë gjatë jetës së tij, Shën Boniface (672-754) preu pemën e Thorit, në mënyrë që të hidhte poshtë legjitimitetin e perëndive skandinave mbi fiset lokale gjermane. Shën Boniface pa një peme bredhi të mbinte në rrënjët e lisit të vjetër. Duke marrë këtë si një shenjë të besimit të krishterë ai tha: “Le të jetë Krishti në qendër të familjeve tuaja”, duke përdorur drurin e bredhit si një simbol të krishterimit.
Dhe kështu u bë.