Aksident i rëndë, motori i “Pica Taksi” përplas të moshuarën

371

Një 76 vjeçare është plagosur rëndë si pasojë e përplasjes nga një motoçikletë në korçë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.7, ku shtetasi K.N, rreth 49 vjeç, duke drejtuar një motorçikletë tip “Dayang”, ka aksidentuar shtetasen N.L, rreth 76 vjeçe, banuese në Korçë këmbësore në rrugë.

E moshuara është dërguar në Spitalin e Korçës, aktualisht në gjendje të rëndë shëndetësore.