Gripi i syrit, shtohen rastet e personave të prekur

418

Çdo ditë në dyert e okulistikës ne QSUT paraqiten më shumë se 5 raste të reja me virozën e gripit të syrit, një virus që mund të përhapet përmes ajrit dhe kontaktit me një person të infektuar. Ndonëse mjekët nuk e cilësojnë si epidemi gjendjen aktuale kërkojnë më shumë vëmendje nga pacientët nëse fillojnë të shfaqen disa simptoma.

Gjendja virale e gripit të syrit është prezente gjatë gjithë vitit, por në sezone të caktuara gjen përhapje më të lartë në popullatë. Për sa i përket trajtimit, mjekët sugjerojnë këshillimin me ekspert dhe jo marrjen e medikamenteve në farmaci.

Në rast se nuk trajtohet në kohën e duhur virusi i gripit të syrit mund të shoqërohet me pasoja të rënda për pacientin.

Në rast të një kontakti me personin bartës të virusit, pavarësisht moshës, çdokush rrezikohet te preket. Për këtë arsye mjekët okulist kanë vetëm një këshillë, ruajtjen e higjienës.