Rudina Hajdari reagon për lapsusin në parlament.

460

Një lapsus i bërë gjatë fjalës së saj në seancën e parë parlamentare, e vuri në qendër të vëmendjes kryetaren e grupit parlamentar demokrat, Rudina Hajdari.

Për këtë, ajo ka zgjedhur që të sqarojë njëherë e mirë, vështirësinë e saj në të folur në gjuhën shqipe, kjo për shkak se ka jetuar plot 17 vite në Amerikë. Në reagimin e saj, nuk i ka kursyer edhe akuzat për kryedemokratin e PD, Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Kam kaluar 17 vite në Amerikë dhe ky është fakt. Po më mirë lapsuset e mia se sa t’i gënjej demokratët çdo ditë duke ju thënë që mos të kalojnë në eufori se 85 përqind e shqiptarëve thonë Rama ik, Basha Kryemadhi hajde. Ndërkohë i kanë lënë pa punë e pa bukë për hesapet e tyre.

Po atë anglishten e di si e flas ama kur vjen puna të ulem me Amerikanët, Gjermanët, etj, aq mirë sa e bëjnë dallimin e nuk merren më me gënjeshtrat e këtyre.

Prandaj kanë frikë këta kur ulem unë me ndërkombëtarët dhe sulmojnë nga mëngjesi në darkë duke u kapur me gjëra banale”, shkruan Hajdari.

Gjatë fjalimit të saj në foltoren e Kuvendit ajo njoftoi se bashkë me grupin që drejton do të shkojë në çdo cep të vendit me qëllim ringritjen e së djathtës, por bëri lapsus teksa u shpreh se Ne do vijojmë që të përçajmë të gjithë Shqipërinë.