Shoqërimi i aktivistëve, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit protestë para Ministrisë së Brendshme

112

Një tjetër protestë u mbajt këtë të diel para Ministrisë së Brendshme, këtë herë nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit.

Tubimi i sotëm vjen pas shoqërimit nga policia ditën e shtunë të 4 prej anëtarëve të Aleancës, të cilët ishin mbledhur për aktivitetin e përditshëm që mbajnë pranë vendit ku dikur ngrihej teatri.

Artistet akuzojnë policinë se 4 anëtarët e Aleancës janë marrë dhe shoqëruar në formë të dhunshme nga policia, dhune që sipas tyre ka vazhduar edhe në ambientet e komisariatit ku ishin shoqëruar.

Tri janë kërkesat për të cilat ata protestojnë: Marrja e masave nga Policia e Shtetit ndaj efektivëve që ushtruan dhunë pa motiv; Shkarkimin dhe procedimin penal të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Ardi Veliu; si dhe ristrukturimin e Policisë së Shtetit.

Pavarësisht se ishte një protestë e qetë, ndërsa policia i kishte marrë të gjitha masat për të garantuar mbrojtjen e godinës së Ministrisë së Brendshme. Kjo protestë pason ato për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie dhe pjesë e këtyre protestave ishin dhe një pjesë artistëve, anëtarë të Aleancës për Qytetarët.