Shkatërrimi i selisë së PS/ Rama: Opozita po i përdor minorenët si terroristët e Boko Haram

255

Protesta ne qytetin e Shkodres ka sjelle reagimin me te ashper qe kryeministri Edi Rama ka artikuluar qe prej nisjes se protestave ne 9 dhjetor.

Ndersa ka postuar ne rrjetet sociale pamjet ku femijet thyejne xhamat e selise se partise socialiste; Rama ka hequr paralele mnes terroristeve te Boko Haramit dhe opozitareve qe organizuan protesten.

“Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve! Historia njeh disa raste kriminale me fëmijët, por që të shfaqej në Shqipëri si streha e fundit e maskarallëkut të politikës opozitare kjo është tejet e dhimbshme!”

Lideri I mazhorances e ka cilesuar opoziten te mjere ne boshllekun e saj moral dhe ne karakterin e saj kriminal, duke theksuar se nuk beson se ka prind demokrat që pranon abuzimin me femijet.

Por kryeministri Rama ka sulmuar drejtperdrejt presidentin Meta I cili ka folur vetem per dhunen e policise gjate ketyre diteve.

“Sipas Ilir Metës policia nuk duhet të reagojë, po duhet të dorëzojë Tiranën dhe veten në duart e dhunuesve të verbër, që ai bashkë me Saliun të bëjnë Lulin dhëndërr të pushtetit dhe Monikën arkëtare të shtetit, si në kohët e arta të bashkëqeverisjes me plumba mbi protestuesit!”

Kryeministri ka dhene nje mesazh per presidentin Meta e per ish-kryeministrin Berisha duke paralajmeruar se nuk e kthejne dot vendin ne ate qe ai e cileson persheshin e tyre, duke theksuar se Shqiperia do te ece perpara.