Plagoset efektivi i “Shpiponjës” nga protestuesit në Shkodër

285

Një polic i forcave “Shqiponja” është plagosur gjatë trazirave këtë të shtunë në Shkodër.

Në informacionin paraprak të shpërndarë për mediat, policia e Shkodrës bëri të ditur se efektivi është plagosur pasi u godit me sende të forta gjatë tubimit të kësaj të shtune.

Gjatë tubimit të paligjshëm të zhvilluar sot në orën 11:00, ku pjesëmarrësit filluan lëvizjen nga sheshi Luigj Gurakuqi drejt pedonales se qytetit, para Prefektures dhe gjate marshimit kanë ndaluar ne rrugen Ëillson. Pjesmarrësit në tubim kanë demtuar me sende të forta godinën e një subjekti politik duke thyer e shkatërruar dritaret dhe dyert e më pas nxorrën dhe dogjën bazën materiale që ishte në brendësi të godinës.

Gjithshtu gjatë tubimit është gjuajtur me sende të forta në drejtim të Policisë dhe për pasojë është plagosur një nga punonjësit e Policisë të Forcës së Posaçme Shqiponja i cili u dërgua menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër për mjekim.

Policia e Shkodrës nuk ndërhyri në asnjë moment gjatë protestyes u ku shkaterrua selia e PS, por ardhja e FNSH bëri që protestuesit të shpërndaheshin nga gazi lotsjellës.