Revolucioni vandalist i Mao Ce Dunëve Shqipfolës

454


Në mesin e viteve ’60 lideri kinez Mao Ce Dun, mbas dështimit të planit ekonomik dhe nji farë zbehje të rolit të tij udhëheqës nga ana e eksponentëve të tjerë të partisë komuniste kineze, filloi me nxit rininë për me riekuilibrue pozitën e tij, tue e shty ne protesta e akte të dhunshme, sidomos ndaj atyne pak intelektualë ve që i kishin mbetë vendit e personaliteteve institucionale të arsyeshme që kërkonin me ndrrue kursin e receteva të tij dështake.


Libri i tij i kuq me citatet e famshme u ba busulla orientuese e ktyne të rijve, të motivuem prej zellit inatcor, brutal e vandal të Mao-s dhe fatkeqë sisht cdo qelizë e shoqnisë kineze u përfshi nga i ashtuquejtuni revolucion kulturor kinez, thelbi i të cilit ishte goditja e kritikëve e njerëzve të arsyeshëm të vendit, me pretekstin se kë to të fundit ishin të rrezikshëm për ortodoksinë ideologjike të vijës së partisë .

Rinisë iu la në dorë sfida e Mao-s me luftue të vjetrën, pra idetë e vjetra, kulturën e vjetër, zakonet prapanike e sjelljet e vjetra. Studentët filluen me rrah haptazi profesorët tyne në pë r auditore e kush pati fatin me mbetë gjallë u detyrue me u riedukue simbas metodave të imponueme prej kursit të Mao. Nëpunësit e institucioneve shtetnore u pë rgjakë n në zyrat e tynë dhe ishin të gjithë nan trsyninë e partisë sepse dyshoheshin për mendime jo në linjë me vijën e masave. Objektet e kultit si bartës të bestytnive të vjetra u mbyllen rrufeshë m dhe në altar e katedër hypi populli rinor revolucionar. Idetë e Mao Ce Dunit u pritën me entuziazëm në tanë botën prej partive simotra komuniste dhe cuditënisht edhe në vendet perëndimore, ku kto parti ishin në opozitë, u përqafuen prej bijve të borgjezisë, e cila i bani për vedi kto ide avanguardiste dhe mbushi sheshet me i lecitë e vu në zbatim.


Ndërsa në Shqipni Enver Hoxha u mrekullue prej ideve të Mao Ce Dunit sa me cimentue me ta nji lidhje shpirtnore të celiktë, kuptoi me nuhatjen e vetë diabolike se modelin e Mao Ce Dunit mund ta kalibronte perfekt në bazë të inadit të tij shekullor otoman, pë r me mbyllë objektet e kultit e futë dinamit atyne të kultit katolik, shënjestra e vërtet e poligonit të tij diabolik.


Në fakt, Humusi otoman u martue perfekt me idetë e Maos dhe prodhoi një mostër të ri në inkubatorin e sistemit komunist shqiptar, tue injektue nji variant helmues vandalizmi të pa ndigjuem ndonjiherë në historinë tonë. Ky helm u injektue me doza të forta, sidomos në rininë e lodhun shqiptare si drogë e re dhe me kohë n mori trajta të frikshme kultura vandaliste. Në fundin e viteve ’90, sistemi monist në grahmat e veta imploduese, tregoi krejt dufin e kë saj kulture vandale që ishte konservue në inkubatorin komunist, tue u ba kolona sonore e zhvillimeve te mavonshme. Kuadrot e partisë të influencuem prej modelit kulturor të Mao Ce Dunit, filluen të predikojnë terapinë xero dhe shkatërrimin e cdo gjaje të vjetë r, bame ma përpara edhe pse teorikisht në emën të demokracisë e medemek kundër komunizmit. Pararojë e kë saj mendësie ishin prap studentët e rinia revolucionare dhe në fakt ia arritën të tejkalonin edhe terapinë xero.

Fryma antikulturë e fillim viteve ’90 ia kalonte edhe viteve të ardhjes në pushtet të Enver Hoxhës, i cili për leverdi të vetë e përfshiu edhe personelin e administratës së Zogut në ndërtimin e shtetit shqiptar, sigurisht me vigjilencën e kontrollit të tyne kapilar. Për mos me i ra gjatë , në kto 30 vite në Shqipnin post moniste, vandalizmi i viteve ’90, i konfliktit të armatosun autoasgjësues të vitit ’97 e derivatet e tij të shtrime ciklikisht deri në kë to ditë , tashma janë shndrrue në vandalizëm të përmbrendësuem natyrshëm të sistemit politik, kulturor e intelektual të vendit, sa me gjetë justifikime për me matë shëndetin e demokracisë .

Shoqnia shqiptare asht kriminalizue në nji pjesë të madhe të saj, pë rfshi segmente të policisë e organeve të sigurisë , drejtësise e të tjera ligjzbatuese, janë vandalizue randë pikë risht prej kë tij modeli kulturor. Në kë to 30vite ai asht perfeksionue në shë mtinë e tij falë konsensusit transversal të parisë politike e cila bashkëjeton në tolerancë e harmoni të plotë vandalizmin kulturor. Prej ksaj drame që ka molepsë krej shoqninë e institucionet shqiptare, nuk dilet as me me retorikë elegjishë, as me dorheqje titullarësh institucionesh apo me ndrrime e liftinge figurash të superkonsumueme e qartësisht të korruptueme, por në rradhë të parë me nji diagnozë të sinqertë të ksaj situatë e crranjosjen radikale të masës tumorale në trupin e shtetit shqiptar.

Ky teatër i shëmtuem i parisë politike që po luhet në këto momente, nuk meriton rreshtime apo tentativa me dallue shejtin prej djallit se aty ku asht vandalizmi cdo gja asht djallëzi e qartë . T’i lamë militantët mercenar e trushpërlamë apo ndonji naivë të frustruem diasporet që flasin për kauzë të drejtë e spontaneitet të rinisë, e cila në fakt asht idealisht e modelit të Mao Ce Dunit, dhe po dhunohet me epshin e pedofilëve sadiste të dë shirë s për pushtet me cdo kusht. Mjafton të qëndrojmë njerëzor e me arsye e në këtë kohë pandemie të kuptojmë se asht koha për sjellje e kulturë diametralisht të kundërt në raport me yshtjet pervers të bijve të territ. Larg duert prej fmive të shkollës, ndaj të cilëvë detyra jonë e vetme asht me u dhanë nji pedagogji të dashnisë autentike.

Nga Nesti ZEFI