Aktorja shkodrane e revoltuar: Rrogat tona janë qesharake, jemi të nënçmuar

250

Aktorja shkodrane Rita Gjeka ka folur e irrituar për problemet me të cilat përballen artistët sot.

Në një lidhje direkte me emisionin “Vizioni i Pasdites”, aktorja u shpreh se ata jo vetëm nuk vlerësohen nga shteti, por ndiehen të nëpërkëmbur dhe të përçarë.

Teksa i cilësoi qesharake rrogat e artistëve, Gjeka tha se ata kërkojnë të mos iu mohohen të drejtat e tyre.

“Ne jemi artistë që po dalim në pension. Jo vetëm që nuk jemi të vlerësuar, por nuk kemi një ligj që të na mbrojë. Nese i teket drejtorit, ne na nxjerrin jashtë institucionit krejt qetësisht, sepse nuk jemi as nëpunës civilë, sepse artistë jo e jo.

Këto 30 vite, kemi pas artista në Parlament, por asnjeri nuk na ka ndihmuar, për të na bërë një ligj të drejtë. Ato rrogat qesharake që marrim sot, janë lëmoshë. Politikanët janë aktorë më të mirë. Ata na përçanë.