Nëse Europa nuk na pranon se në Shqipëri ka muslimanë, nuk dua të shkoj në Europë.

216

Këto ditë në Shqipëri është “ndezur” një debat lidhur me integrimin në Bashkimin Europian. Ai që ka reaguar nëpërmjet një statusi në rrjetin social Facebook ka qenë edhe prifti katolik Dom Gjergj Meta.

Në fakt Shqipëria është një vend që njihet për tolerancën fetare. Kjo gjë është vlerësuar edhe nga shumë vende të botës. Por mesazhi i Dom Gjergj Metës përcjell gjithashtu një mesazh me vlera të mëdha.

Postimi i plotë i priftit katolik Dom Gjergj Meta

Nëse është e vërtetë që Europa nuk na pranon, sepse në Shqipëri ka myslimanë, atëherë unë nuk dua të shkoj në Europë, sepse preferoj të kaloj jetën me miqtë e mi të zemrës me të cilët jam rritur, kam ndarë të mirën e të keqen, më janë gjendur e u jam gjendur, por të cilët shpallin një kredo të ndryshme nga e imja, se sa të jetoj me një holandez, a gjerman, a francez me të cilin shpall të njëjtën kredo. Nëse në Europë nuk më pranojnë bashkë me fqinjin tim i cili shkon në xhami, refuzoj ofertën e vazhdoj jetën!”