Ronaldo i magjishëm, Juventus realizon përmbysjen e madhe!

455

Ndoshta pak e kishin menduar, por Juventusi arriti të përmbysë humbjen 2-0 në Spanjë ndaj Atletico-s, duke u kualifikuar për në fazën tjetër të Champions League, pas 3 golave të shënuar nga portugezi Ronaldo.

Një dominim total i Juventusit me një super Ronaldo në fazën sulmues dhe Ateltico e Simeones rikthehet në shtëpi, ndërsa bardhezinjtë vazhdojnë për më tej.

Dy gola me kokë dhe një me 11-metërsh në fundin e ndeshjes rrëzuan Atleticon që thuajse nuk rrezikoi asnjëherë në portën e Juventusit.

Në ndeshjen tjetër të kësaj të marte në Champions, Manchester City shkatërroi 7-0 gjermanët e Schalkes.