Moti për sot, data 8 dhjetor

52

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Mbi vendin tonë moti parashikohet i vranët gjatë pjesës së parë të ditës me intervale kthjellimi në mbrëmje.

Do të ketë reshje shiu të herë pas hershme me intensitet mesatar në pjesën më të madhe të territorit. Reshjet do të jenë edhe në formën e rebesheve shoqëruar me shkarkesa elektrike kryesisht në ultësirën perëndimore dhe në qendër.

Në pjesën e dytë të ditës humbin intensitet dhe marrin karakter lokal. Mjegullinë në orët e mëngjesit përgjatë luginave. Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jugperëndim 1-10 m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.