Aktori shqiptar i bën thirrje polices që humbi gishtat në protestë: ‘Thuaj të vërtetën’

649

Ai është një nga aktorët më të njohur të skenës së teatrit por edhe filmit shqiptar, por mbi të gjitha është një nga ata artistë me ndjeshmëri të lartë publike, që asnjëherë nuk rri në heshtje për gjëra që e prekin drejtpërdrejtë në profesion, apo ato në shoqëri.

Kështu, ngjarja e rëndë e ndodhur gjatë protestës përpara Parlamentit, ku efektivja e Policisë së Shtetit Shqiptar Ina Nuka, u plagos duke humbur gishtat e njërës dorë ka qenë kryelajmi i këtyre ditëve.

Por, përtej raportimit, aktori Neritan Liçaj ka pasur diçka direkte në lidhje me vetë efektiven duke i bërë një thirrje publike që ajo të tregojë të vërtetën rreth kësaj ngjarje. Përmes një postimi të fundit në rrjetet sociale, aktori shkruan: “Me shumë respekt ju drejtohem ju oficere e policisë Ina Nuka. Kam vlerësimin maksimal për ju dhe të gjithë uniformat sepse jam rritur dhe edukuar nga një baba ushtarak. E di shumë mirë sa detyrë të bukur, të vështirë, plot përgjegjësi dhe delikate keni të gjithë ju me uniformë! E njoh me detaje formulën e betimit, kodin e nderit dhe të vërtetës që udhëheq parimin tuaj bazë në thirrjen e brendshme që keni si njerëz për t’i shërbyer këtij vendi, kombit dhe flamurit. Për këtë gëzoni mirënjohjen dhe respektin të paktën timin personal.

Do të të isha shumë mirënjohës që në bazë të këtij betimi të të vërtetës dhe sikur ajo t’ju rrezikoj gjithçka deri dhe jetën tuaj sipas kodit të ushtarakut të thoni të vërtetën tuaj dhe jo atë që tregon propoganda e çartur kur del një herë katër gishta të prerë, një herë dy gishta të prerë, një foto me një gisht të fashuar dhe një me flokë gështenjë me dy duar të fashuara…Si ushtarake në detyrë e keni gjithë të drejtën dhe detyrën të thoni të vërtetën dhe vetëm të vertetën dhe të mos lejoni që nderi juaj si ushtarake në detyrë të bëhet lojë që trazon një vend të terë që ju jeni betuar ta mbroni.
Me shumë respekt për ju. Do ishe heroina ime nqs do e bëjë këtë gjë. Të tregoje të VËRTETËN para shqiptarëve!