Moti Sot, e shtunë 6 mars 2021

224

Moti parashikohet me vranësira mesatare dhe të dendura.

Në orët e mesditës do të ketë reshje shiu me intensitet të ulët në ekstremet veriore dhe jugore. Në pasdite parashikohet që reshjet e shiut të prekin pjesën më të madhe të vendit dhe marrin karakter shtrëngatash në bregdet dhe qendër, ndërsa në veri me shkarkesa elektrike. Në relievet malore në lartësitë mbi 900 metër, parashikohet reshje të dobëta dëbore.

Era do të fryjë me drejtim Juglindje – Jug 1-10 m/s, përgjatë vijës bregdetare deri në 20 m/sek, duke bërë që deti të jetë i forcës 4-5 ballë.