Përse vajzat shqiptare lidhen me burra të vjetër në moshë? Robert Berisha tregon arsyen dhe i befason të gjithë: Unë kam një sugjerim për prindërit!

321

Këngëtari Robert Berisha ka treguar arsyen që sipas tij përse vajzat përfundojnë në lidhje me burra më të mëdhenj e më të vjetër në moshë.

Gjatë një interviste, ai është shprehur se kur vajzat rriten pa dashurinë e babait, sipas tij, përfundojnë duke u lidhur me burra më të vjetër në moshë.

“Unë i sugjeroj prindërve që t’i ofrojnë fëmijëve të tyre sa më shumë dashuri, që të mos përfundojnë keq. Sidomos me gocat ndodh kjo. Kur nuk kanë dashurinë e prindit përfundojnë edhe me burra më të vjetër siç po ndodh në Kosovë dhe Shqipëri. E kanë vetëm nga mungesa e dashurisë së babait 100 %”,– tha këngëtari në “Breaking”.