“Lulja inteligjente” çel në mes të Shkodrës

277

Në qytetin e Shkodrës është vendosur një “Smart Flower”, “Lule inteligjente” me panele diellore që prodhon energji nga dielli. Është “lulja” e parë në Shqipëri, që promovon energjinë e pastër.

Çdo mëngjes, “Smart Flower” hapet automatikisht nga rrezet e para të diellit dhe mbyllet në mbrëmje. Energjia që prodhon do shërbejë për të furnizuar qendrën e shërbimeve të ujësjellës-kanalizimeve që ndodhet në qendër të Shkodrës

Shkodra është qyteti i parë që do të implementojë këtë risi në prodhimin e energjisë së pastër. Me vendosjen e një “Smart Flower Solar” apo një luledielli të zgjuar diellore në qendër të qytetit.