Pas Ramës, Muka “i përvishet” Kryemadhit: Doktoraturë me plagjiaturë.

529

Pas përplasjeve me kryeministrin Edi Rama, ku e sfidoi duke i kërkuar publikimin e doktoraturës që e ka plagjiaturë dhe u përdorën termat “larvë politike” e “bastard me shenja psikopatie”, ish-zv.ministri i Arsimit Taulant Muka ka goditur një tjetër “gjigand” të politikës shqiptare.

Në mbrëmje, Muka ka postuar në Facebook “provat” që sipas tij tregojnë se kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi e ka vjedhur punimin e doktoraturës.

“as disa ore kërkimi ne internet, kemi zbuluar edhe plagjiaturën e Tezes se Doktoratures se Monika Kryemadhit, me titull “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik”, pranë faktultetit te Ekonomisë, Universiteti i Tiranës, me udhëheqës shkencor prof. dr. Dhori Kule, e mbrojtur ne vitin 2015. Teza ne fjale, gjendet ne internet ne kete adrese: http://ëëë.doktoratura.unitir.edu.al/…/Doktoratura-Monika-K… Plagjiatura e tezes se zonjës Monika Kyremadhi është bere duke kopjuar pothuajse tërësisht dy kapituj nga libri “European Welfare States: Comparative Perspectives” me autor Mel Cousins, shtepia botuese SAGE Publications, viti i publikimit 2005. Këtë libër mund ta konsultoni pjesërisht edhe ne Google  https://books.google.al/books…”, shkruan Muka.

Mirembrema, Monika Kryemadhi doktorature me plagjiature!

Taulant Muka (ideja dhe sygjerimi) dhe Vladimir Kola (kerkimi dhe zbulimi konkret) .

Pas disa ore kerkimi ne internet, kemi zbuluar edhe plagjiaturen e Tezes se Doktoratures se Monika Kryemadhit, me titull “Analiza e sistemit të sigurimeve shoqërore në këndvështrimin ekonomik dhe Juridik”, prane faktultetit te Ekonomise, Universiteti i Tiranes, me udheheqes shkencor prof. dr. Dhori Kule, e mbrojtur ne vitin 2015. …

Ai shton se Kryemadhi “ka kopjuar kapitullin e dyte të librit “European Welfare States: Comparative Perspectives”, faqet 19-33”.

“Ky kapitull, përkon me kapitullin e pare te Tezes se Doktoratës se Monika Kryemadhit, faqet 17-30. Kapitulli tjetër qe ka kopjuar zonja Monika Kryemadhi është kapitulli i katërt i librit “European Welfare States: Comparative Perspectives”, faqet 59-73. Ky kapitull përkon me kapitullin e trete te Tezes se Doktoraturës se Monika Kryemadhit, faqet 69-82. Gjithashtu, duhet te kemi parasysh se zonja Monika Kryemadhi, ne fund te Tezes se saj te Doktoraturës, te “literatura e huaj” nuk e ka cituar fare librin “European Welfare States: Comparative Perspectives” Mel Cousins, 205.  Pra, sikur zonja Monika Kryemadhi te mos e kishte lexuar fare si libër”, sqaron ish-zv ministri i Arsimit.