Trump sulmon administratën zgjedhore: Me votat ligjore kemi fituar, do ta mbrojmë votën

248

Presidenti amerikan Donald Trump doli dy orë pas Joe Biden përball medias, dhe toni i tij ishte ndryshe nga kandidati demokrat. Ndërkohë që Biden fliste për qetësi dhe nevojën për të numëruar çdo votë, Trump deklaroi se “po të numërohen votat le ligjshme po fitojmë bindshëm, po të shohim ato të paligjshme demokratët po ecin fort”.

Presidenti paralajmëroi fillimin e një beteje ligjore “për të mbrojtur votën e vjedhur”, duke denoncuar në mënyrë direkte administratën zgjedhore duk ecituar edhe raste ku vëzhgues republikanë, sipa stij, ishin penguar të monitoronin procesin e numërimit. 

Më pas presidenti, që po sheh gjithmonë më shumë të tkurren votat në avantazh në shtetin vendimtar të Pensilvanisë, radhiti një seri rezultatesh të këtyre zgjedhjeve, si mbrojtja e senatit që mbetet republikan, rritjen e votave republikane nga ana e komuniteteve afro-amerikane dhe latinoamerikane.  

Trump cilësoi edhe që tashmë demokratët janë ”partia e kompanive të mëdha, medias, ne jemi partia e punëtorëve amerikanë”.