Ilir Meta: Më 8 dhjetor ju pres në shesh! Mjaft më me këtë pakicë që keq qeveris

344

Të dashur qytetarë!Më 8 dhjetor ju pres në Qytetin Studenti në sheshin “Demokracia”! Le të nderojmë së bashku studentët e Dhjetorit, të cilët me guximin e tyre çelën një epokë të re për shqiptarët, atë të demokracisë që kjo pakicë politike e ka tradhtuar, duke shpopulluar vendin, duke eliminuar përfaqësimin e qytetarëve e duke kapur shtetin përmes dhunimit të Kushtetutës e ligjit”. Është kjo thirrja që presidenti Ilir Meta iu ka bërë këtë të hënë qytetarëve.

Kreu i shtetit thotë se nuk durohet më kjo pakicë politike që keq qeveris vendin e s’mban asnjë përgjegjësi!

Referendumi është një e drejtë kushtetuese, që populli e vendosi vetë me Referendum më 22 Nëntor 1998. Shqipëria do të hyjë me çdo çmim në epokën e referendumeve, që partitë të jenë nën presionin e popullit, të interesit publik dhe kombëtar dhe jo si tani që populli të jetë viktimë e partive dhe në mëshirën e tyre. Të gjithë vetëm me flamuj kombëtar në Shesh më 8 Dhjetor! Shqipëria e Para!”, thekson Meta.

Sa i përket referendumit, Presidenca ka publikuar nenin 150 të Kushtetutës, i cili sanksionon se 50 mijë shtetas me të drejtë vote, kanë të drejtën e referendumit për shfuqizimin e një ligji, si dhe t’i kërkojnë Presidentit të Republikës mbajtjen e tij për çështje të një rëndësie të veçantë

Por për ndryshimet kushtetuese, neni 177 sanksionon se për këtë vendos vetë parlamenti, i cili mund t’i drejtohet më pas popullit për referendum, kur këtë e kërkon një e pesta e të gjithë anëtarëve të Kuvendit, ose 28 deputetë dhe kur miratohet nga dy të tretat, ose 94 deputetë.