Kryeministri Rama, “markim të rreptë” Cristiano Ronaldos

489

Kryeministri Edi Rama ishte në tribunat e “Allianz Stadium”, duke ndjekur ndeshjen e parë të Cristiano Ronaldos me fanellën e Juventusit në shtëpinë e “Zonjës së vjetër”.

Pas ndeshjes, kreu i qeverisë postoi në Instagram një foto me kampionin portugez, 5 herë fitues i Topit të Artë.

Rama më parë kishte postuar një story në Instagram ku shihej duke bashkëbiseduar me Presidentin e kampionëve në fuqi të Italisë, Andrea Agnelli.