Arrestohet polici, akuzohet se çoi gruan në vetëvrasje

577

Është vënë në pranga ditën e sotme oficeri i Policisë së Durrësit, Sherif Hajdari, pasi akuzohet se ka çuar drejt vetëvrasjes gruan e tij.

Burime nga policia kanë bërë të ditur se 47-vjeçarja Merita Hajdari, i dha fund jetës paraditen e së hënës me pistoletën e bashkëshortit polic, në komisariatin e Durrësit.

Para se të ndodhte ngjarja e rëndë, ata ishin dëgjuar duke debatuar përpara se gruaja të ndërmerrte aktin ekstrem.

Në momentin e vetëvrasjes së Meritës në banesë ka qenë vetëm ajo dhe bashkëshorti Sherif Hajdari.

Çifti kishte sherre dhe debate të vazhdueshme për motive xhelozie.

Pas hetimeve të bëra dhe dëshmive të mbledhura punonjësi i policisë Sherif Hajdari është prangosur nën akuzën e shtyrjes drejt vetëvrasjes së gruas së tij.