Fundi i palavdishem i pontifikatit te papa Franceskut

397

Mramë nji mik i jemi që i njeh mirë dinamikat e jetës kishtare, kulturore e politike në Vatikan, më dërgoi direkt në gjuhën spanjolle nji deklaratë të Atit të Shejtë Papa Francesku, të dhanë në kuadrin e nji dokumentari të rregjistrume vitin e kaluem dhe të pregatitun prej nji rregjizori homoseksual që promovon kauzën e tij.

Me thanë të drejtën, ndërsa po e lexoja në spanjisht rreshtat që i atribuoheshin Papës, u mundova mos me i besue vedit në kuptimin e përkthimin mendor të atyne fjalëve dhe me shpejtësi u futa me lundrue në google për me kërkue përkthime zyrtare në gjuhë të tjera e sidomos në gjuhën italiane që mendoj se e zotnoj mirë për me pasë nji ide ma të qartë mbi ato fraza shkandulluese.


Sigurisht, unë e kam krijue nji ide gati të qartë mbi qasjen dhe bindjet personale të Papa Francesku-t mbi kto tema të “nxehta” e periferike në hierarkinë e randësisë, aq ma tepër për nji papë, detyra e parë të cilt me të drejtë hyjnore asht me konfirmue në fe vllaznit e tij në fe e jo me shejtnue “laikisht” vllazninë e KAINIT ME ABELIN” sikur ban në dëshirën e tij naïve me i pëlqye botës, në enciklikën e tij të fundit, mbasi vllaznia e vërtet bazohet në Krishtin Zot.


Pra, cdo shkrim i jemi, sidomos ato me karakter fetar e të diktuem prej ndërhymjeve të Papës mbi tema të ndjeshme, përfshi roli i komunizmit, raporti me natyren e drejtëssië të viktimave, persekutimit fetar, dialogu nder-fetar, ekumenzimi etj që u trajtuen kur ishte për vizitë në Shqipni, tue kenë edhe nji katolik “prekonciliar”, asht zhvillue në respekt e reverencë ndaj Papës, edhe pse në bindjen teme e kam ditë se janë në kundërshti të plotë me politikën aktuale Kishtare të Papës. Gjatë komentimit të vizitës të Papa Franceskut në Shqipni me gazetarin e Raiuno-s Flavio Zavataro, kuptova se unë isha pregatitë psikologjikisht e kulturalisht me komentue vizitën e parealizueme të Papa Benediktit XVI e ketë e kuptoi fort mire edhe komentatori Italian i vizitave të Papës.

Atij i bani përshtypje se une debutova tue thanë: “se Papa Francesku ka ardhe me i ba homazh qëndresës të komunitetit katolik e memories të martirëve të saj meshtar që dhanë gjakun për fe e atdhe e jo “harmonise fetare” shqiptare, sikur kishin qef me ndigjue ne bazë të direktivave papale. Ky debutim i jemi, vuna ore se kushtëzoi vazhdimësinë e atij komentimi për mu në Rai uno dhe në mënyrë të cuditshme gati më iku zani jo prej emocionesh por prej nji negativiteti që përcjillej në atë shesh të antikrishtit në Tiranë ku zhvillohej liturgjia e Papës, e cila realisht duhej zhvillue në qendtrën e katolicizmit shqiptar në Shkodër, e ezorcizueme prej gjakut të martirëve të fesë. Në studion tonë televizive, sillej herë mbas herë edhe nji këshilltar i afërt i Papës, Drejtori i revistës jezuite “Civilta Cattolica”, padre Antonio Spadaro, ndaj të cilit perceptoja nji alergji epidermike.

Ma vonë mora vesh se ai fatëkeqësisht ishte mbështetës gati i hapun i agjendës masone të shoqnisë se hapun me anarki shpirtnore e trupore. . Më vjen keq që qëndrimet e fundit të Papa Franceskut, po më detyrojnë me shpreh këto nota negative në këtë shkrim ndaj ideve të tij në këtë temë të drejtave anarkike, por nuk mujta ma me i lanë me u kalb në bark për detyrë ndaj koshiencës teme katolike. Shumë vetë, ndër vite me të drejtë e kanë shpreh me trishtim indinjatën e tyne ndaj qasjes relativiste të Papa Franceskut, ashtu sikur shumë të tjera janë ngazëllue me pasionin e militantit të sëmurë, tue promovue aventurizmin e tij.


Personalisht, deri tash kam preferue mos me komentue apo me u ekspozue ne kritika direkte ndaj qëndrimeve të paqarta e konfuze të Papës, tue preferue lutjen e dyfishume që asht detyrë për cdo katolik ndaj tij. Me këtë shpirt dashnie ndaj misionit të Papës, si atë tokësor në fe, bash tri ditë mbas zdhjedhjes në fronin e Pjetrit, tue pase nji intuit të qartë se media po e përdorte për qëllime jo katolike, dhe ai vetë kishte sheja me ran ë batakun e instrumentalizimit mediatik, pata ba nji status ne fb me titull: “mos ta kapim për xhaketët Papa Franceskun”.

Qëllimi i atij statusi ishte me rikujtue nevojën e besimtarit me u sintonizue me Papën kryesisht në rrafshin e fesë dhe mos me u dhanë randësi opinioneve të tij personale e politike, mbasi ishte real rreziku me u marrë me komente mbi komentet e rretheve mediatike që duen me intrumentalizue cdo fjalë apo pozicion të momëntit të Papës, të cilit ia kishin kuptue edhe temperamentin tij të vecantë.


Duhet të kihesh parasysh se nji besimtar katolik e sheh Papën si Vikari i Krishtit, pra, me nji vështrim mbinatyror i cili e imunizon atë nga qasja politike e polemikës, kundërshtisë së hapun, nevrikosjes të pafrytshme apo aq ma keq e akuzave për herezi, apostazi etj etj, sepse ai si vikar I Krishtit ka nji hirë special që i siguron KIshës vazhdimësi në doktrinë e ngadhënjim mbi të keqën diabolike që e ka sulmue Kishën Katolikë qysh në themelimin e saj prej Krishtit Zot.


Cdo katolik e din mirë se frazat personale të Papës nuk janë magjister dhe të detyrueshme me u ndjek, aq ma tepër kur janë me kaq evidencë në kundërshti me magjisterin e përhershëm të Kishës dhe të drejtën hyjnore, të sintetizueme në katekizmin e Kishës e shumë dokumente të tjera. Prandaj, më duken patetike mundimet e kota të disa “papistave” të vonë, me zbkurue apo medemek kontekstualizue frazat e qasjen e tij, e cila fatkeqësisht asht e qartë dhe këkron me i ndryshue natyrën Kishës Katolike, tue boshatisë prej përmbrenda për ta shndrrue në nji shtojcë të OKB e mishmashit relativisht të kohës. Përtej asaj që asht shkrue në dokumenta, shpirti i ndërhymjeve të Papa Franceskut asht me të vërtet shokues, e nji kryq i vërtet për shumicën dërrmuese të besimtarëve autentikë katolike dhe mohim i asaj që Kisha ka predikue në shekuj.
Duhet te kuptojmë se na të gjithë jena bartës të mëkatit të rrjedhshëm e pre e tundimit diabolik e ktij rregullu nuk mundet me iu shmang krejtësisht asht hierarkia e shugurueme e Kishës.

Në fakt, historia e Kishës asht e mbushun me faza dekadencet e travajesh të mëdha, ku zgjidheshin Papës e antipapë, tue vu në rrezik akut pastërtinë e fesë së Krishtit. Mekenëse kreu i padukshëm i Kishës Katolike asht Krishti, të cilit në momente krucale, i asht drejtue me besim “sensus fidei” bashkësia e kshtenë në unitet me pak klerik të shejtë, asht ba e mundun me u ruejt në binarët e fesë barka e Pjetrit, tue i pshtue cedimit prej shkapetjeve doktrinare e morale gjatë historisë.
Papa Francesku vjen prej botës latino-amerikane, e cila mbas luftës së dytë botnore, ka njoftë depërtimin e antikrishtit nëpërmjet ideologjisë diabolike komuniste. Kjo ideoligji pati penetru randë edhe në shumë sektorë të Kishës lokale, përfshi seminare e universitete ku formohej kleri.

Orvatja e ideologjive të dhunshme marksiste me gjetë sinteza bashkëpunuese me Kishën Katolke Latino-amerikane, përftoi të ashtuquejtunen “Teologjia e Lirimit”, që në fakt ishte teologjia e skllavnimit marksist të besimtarëve katolikë dhe përbante në thelb, përtej rrenave të porrnoteologëve aktuale, modalitetin ma pervers e joshës të mohimit të Katolicizmit autentik.


Në këtë kontekst, asht rritë e formue edhe Papa Francesku, i cili edhe pse formalisht e politikisht nga pikëpamja kishtare e ka luftue për nji farë kohë atë, simas biografëve të tij, teologjinë e lirimit, në realitet mendimi i tij asht thellësisht i molepsun prej nji pjesë të mirë të kësaj teologjie. Premisat e gabueme kulturore japin gjithmone nji rezultat negative e në nji natyre të pa shëndetshme nuk mund të shartohet nji mbinatyre e shëndetshme.


Ende besoj se Papa Frncesku si person, mund të jetë vërtet i shejtë e i mbrujtun me qëlimme të mira mbasi sjellja e tij mishëron thejshtësi, afërsi ndaj atyne që janë të margjinalizuem, sintoni me ato që nuk kanë za por hirë të vërtetës.

Megjithatë, jam po aq fort i bindun se joshja ndaj profileve kulturale “borderline”, deshira me eksperimentue në cështjet e fesë, sikur të ishtë nji laborator ingjinjeriet sociale, mendimi relativist, tue absolutizue të pjesshmën, sikur ban Papa Francesku në sjelljet e veta publike, të con në rrezikun e destrukturimit kontingjent të vetë pontifikatit të tij. E ritheksoj, se me vjen keq të pranoj se në shumë dokumente të shkrume prej Papa Franceskut, vërej nji mendim të pastrukturuem, kaotik e anarkik, I cili promovon praktikisht e ndoshta padashje modelet filantropike të pushteteve masone dhe të shoqnive segretë që mbahen për të hapuna por janë cerdhe të errësinës.


Sikur e përmenda ma sipër, më duket shumë problematik koncepti i tij për mëshirën e vllaznin: duhet mundim i madh per me gjetë nji rast ku ai përmend Krishtin, përceptohet qartë se në dokumentat e tij mungon nji frymëmarrje mbinatyrore, përvujtnia shkëmbehet si kundrim e qëndrim në kënetën e imanentes dhe të prekshmes të rrejshme.


Enciklikat e dokumentat e pontifikatit të tij, përtej disa mendimeve me buonsens, janë të dobta, konfuze e nji mjerim i madh në raport me ato të paraardhsëve të vetë.

Fiksimi i tij islamofil, tue kalue shkarazi dënimin e persekutimit e martirizimit të kshteneve në vendet islamike, marrëveshja e turpshme me Kinën persekutore komuniste, tue pre në besë Kishën katakombale, pëlqimi I globalistave dhe sorosistave antikatolik e “miqësia” e cuditshme me armiqtë e përhershëm të Kishës Katolike të cilet vazhdojne me kenë krenarisht arrogant publik e të papenduem të saj, asht tashmë nji e vertetë njerëzore e pakundërshtueshme dhe burim vuejtjet për besimtarët e sinqertë. Katolikët e vërtet që luten për ta, mbrojne doktrinën e shkojnë në meshë, nuk heziton t’i akuzojë cdo ditë të lume për hipokrit, farazeist, të ngurtë, trukus të fesë e cdo epitet tjetër. Vërtet asht tmerr kur i Zoti i shpisë shan gati “me libër shpije” ropt e shpisë e ky kryq i ka ra për hise katolikëve të përvutj e të devotshëm të mbarë botës.


Tashma unë për vedi u lirova dhe e bana me parrezi rrëfimin tem publik mbi Papën tonë Francesku, mbas ndërhymjes së tij të fundit në kundërshtim me të drejtën hyjnore të Kishës, roje i të cilës duhet me kenë: mendoj se nuk ka ma randësi me u ndal fort se cka ka shkrue, si e ka shkrue e me ba hermenetikë zhbërthyese të fjalëve të tij mbasi ato janë të qarta edhe për nji njiri të pashkollë. Në fund të fundit, ajo që ka randësi me u kuptue asht mesazhi që përcon cdo document, ndërhymje e intervistë dhe në rastin e Papa Franceskut ajo asht e kristaltë e ne koherencë me qasjen e tij naïve me ndryshue katolicizmin me kategoritë e teologjisë se lirimit latino-amerikan qysh në fillim të Pontifikatit, tue sfidue urtinë 2000 vjecare të Kishës Shejte, Katolike dhe apostolike.

Gjithsesi, Kisha asht e Krishtit dhe “personeli” i saj asht kalimtar e ky fakt na konforton shumë në fe.


Detyra jonë edhe në këto orë të zorshme asht ta dyfishojmë lutjen tonë korale për Papa Franceskun, që ai t’i shërbejë Kishës në përputhje me mandatin që ka marrë prej Krishtit, nëpërmjet Kardinalëve zgjedhës dhe që besimtarët katolik, gjymtyrë të Krishtit, të kuptojnë së unitetin e ban Shpirti i Shejtë, përsa kohë ia hapim me fe derën trokitjes së tij.

OPINION nga Nest ZEFI