Çfarë po ndodh në Tiranë?/ Një tjetër 18-vjeçare zhduket papritur nga banesa

533

Një tjetër adoleshente zhduket nga banesa e saj. Ngjarja ka ndodhur në Tiranë, ku babai denoncon zhdukjen e vajzës s tij 18-vjeçare.

Nga ana e saj Policia po punon për gjetjen e vajzës dhe zbardhjen e rrethanave dhe motiveve të zhdukjes së saj.

Komisariati i Policisë Nr. 3

Më datë 16. 10. 2018, shtetasi A. B., vjeç 48, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 15. 10. 2018, është larguar nga banesa vajza A. B., vjeçe 18. Po punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.