Apartamente dhe makina luksoze, kush është bosi shkodran i grupit që mbushte Europën me drogë nga Ekuadori

502

Policia ka njoftuar ditën e sotme se ka sekuestruar 3 milion euro pasuri, kryesisht apartamente dhe makina luksoze, me burim të ardhurash nga aktiviteti kriminal i 4 personave, të cilët janë arrestuar ne qershor te ketij viti në Danimarke.

Faxweb.al raporton se kreu i këtij grupi kriminal të cilët merrrshin me trafikim ndërkombëtar të lëndëve narkotike është shkodrani Astrit Beqiri, dhe të arrestuarit në Danimarkë të cilëve u është sekuestruar pasuria janë Jetmir Kastrati ose siç njihet ndryshe Sokol Krasniqi, Eri Pelingu, Armando Docaj dhe Defrim Eçi.

Jetmir Kastrati ose i njohur ndryshe si me emrin kosovar Sokol Krasniqi rezulton të jetë shkodrani që drejtonte dhe financonte një grup të gjerë trafiku, në disa shtete të Europës.

Siç bëhet e ditur grupi i drejtuar nga Jetmir Kastrati kishte si prioritet vetëm trafikimin e lëndëve narkotike kokainë, ku me këtë mall furnizohej në Kolumbi dhe Ekuador, duke e futur më pas në vende të Europës, e shitur deri në Danimarkë dhe Suedi. Grupi kriminal i drejtuar nga Jetmir Kastrati kishte një aktivitet të zgjeruar në disa shtete.

Hetimet kishin zbuluar se pjesën më të madhe të fitimeve të kësaj organizate vinin në Shqipëri, ku menaxhoheshin nga Kastrati ose Sokol Krasniqi. Në Shqipëri vepronte dhe Eri Pelingu ose siç është identifikuar më vonë Eri Elbasani apo Ergys Elbasani.

Gjithashtu ky person mbante dhe pasaportë suedeze me emrin Dëfrim Beck. Pjesë e këtij grupi kriminal është dhe Armando Doçaj ose siç është identifikuar më vonë si Astrit Doçaj i lindur në Tropojë dhe banues në Linzë të Tiranës. Pjesë e këtij grupi në rolin e administruesit të pasurisë është dhe kunati i Kastratit, Astrit Beqiri.