Shtimi i ndjeshëm i numrave të të infektuarve me koronavirus ka detyruar ministrinë e Shëndetësisë që të hapë Spitalin Covid 4.
Ai është një spital mbështetës i QSUT-së dhe ka 100 shtretër. Gjatë ditës së hënë aty janë dërguar pacientët e parë të cilët janë marrë nga spitalet Covid 1 dhe covid 3. Ata janë pacientë që e kanë kaluar gjendjen e vështirë, por duhet të qëndrojnë në spital për të marrë kurim për pasojat që ka lënë sëmundja.
Spitali Covid 4 është një tjetërsim i ambienteve të ish-universitetit Kristal në autostradën Tiranë – Durrës. Ministria e Shëndetësisë ka në plan që nëse mbushet edhe ky spital të hapen fillimisht edhe 4 spitale rajonale dhe më pas edhe 6 të tjerë në rrethe.
Covid 4 u hap në të njëjtën ditë kur nga Spitali “Shefqet Ndroqi” u shënua vetëvrasja e 5-të e pacientëve. Në hapjen e spitalit ishte edhe ministrja Manastirliu, por ajo nuk bëri asnjë deklaratë për këto ngjarje.
Kryetari partisë më të re të krijuar në Shqipëri ‘Nisma Thurje’, Endri Shabani, ka bërë dy zbulime për median.
Shabani ka treguar për herë të parë se ai është zgjedhur kryetar i partisë nga grupi nismëtar dhe se Rudina Hajdari do të drejtojë fushatën në Shkodër.
“Për shkak të formalizmit grupi nismëtar më ka zgjedhur mua si kryetar. Hajdari do të jetë kryesuese e fushatës në Shkodër dhe do të jetë kandidate atje”, tha ai.
Një 63-vjeçar është proceduar penalisht dhe është gjobitur me 700 mijë lekë, pasi tentoi të kalonte pikën kufitare të Kakavijës, edhe pse ishte i infektuar me koronavirus.
Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale M.G., nga Vlora, të cilit i është zbuluar testi pozitiv gjatë kontrollit në kufi.
“Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M. G, 63 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private.”
Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” reagoi pas ngjarjes së rëndë ku një tjetër pacient me Covid u hodh nga lartësia dhe humbi jetën.
Pasi i shprehu ngushëllimet familjes për humbjen e rëndë, stafi i spitalit shpjegon se 60-vjeçari nga Kurbini u shtrua pasditen e datës 28 nëntor në spitalin “Shefqet Ndroqi”, ku iu kryen ekzaminimet imazherike dhe u trajtua me terapinë e plotë të mjekimit në pavijonin e urgjencës.
“Më datë 29, pacienti është transferuar në pavijonin e katit të parë (mbi katin përdhes) ku edhe ka kryer aktin e rëndë. Lidhur me arsyet që e çuan 60-vjeçarin drejt këtij akti ekstrem, është duke u kryer hetimi nga ana e organeve kompetente.
Stafi i spitalit universitar “Shefqet Ndroqi” ka siguruar shërbimin e psikologut dhe ka shtuar masat e sigurisë”, shkruhet në njoftimin e spitalit.
Policia e Shtetit njofton se një tjetër pacient që ishte duke u trajtuar për koronavirus është hedhur nga lartësia e Sanatoriumit pak pas mesnate duke gjetur vdekjen.
Viktima është shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili ka ndërruar jetë menjëherë si pasojë e plagëve të marra.
Ky është rasti i 5 brenda pak muajsh që pacientë që janë duke marrë trajtim në spitalet Covid hidhen nga katet e larta të tyre.
Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Një 22-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në një aksident tragjik këtë të diel. Viktima është identifikuar si Gevis Muhaj.
Referuar mediave vendase, 22-vjeçari po kthehej nga puna me makinën e tij tip ‘Ford’ ku ka humbur kontrollin e mjetit duke u përplasur me një pemë.
Goditja ka qenë shumë e fortë duke i marrë jetën në vend të riut shqiptar. Gevis Muhaj ishte zhvendosur në Itali prej disa kohësh, ku punonte si mekanik në një kompani private në Itali.
Ka të ngjarë të merrni disa lajme të mira nesër. Prano cdo gjë që do t’ju vijë këtë ditë, edhe pse mund t’ju marrë pak kohë për të vlerësuar situatën.
Demi
A jeni një nga ata njerëz që mendoni se llogaria juaj bankare nuk mund të tërhiqet për aq kohë sa keni ende situatën në kontroll? Sado e keqe të mendoni se është gjendja juaj financiare, problemet tuaja zgjidhen lehtësisht. Nuk është se po shpenzoni më shumë para sesa keni, por nuk po mbani shënimet e shpenzimeve. Kontabiliteti më i mirë do të ndihmojë në lehtësimin e ankthit tuaj.
Binjakët
Nesër është një ditë e mirë për marrëdhëniet. Pavarësisht nëse është personale apo profesionale, mund të prisni që gjëra të mira të ndodhin. Ju mund të ftoheni të merrni pjesë në një projekt në grup të pazakontë dhe të krijoni miqësi potencialisht të bukura. Në shtëpi partneri juaj mund të jetë veçanërisht i zhytur në mendime dhe demonstrues. Ju rrezatoni një atmosferë dashurie dhe ngrohtësie dhe njerëzit reagojnë natyrshëm
Gaforrja
Ju mund të prisni për një ditë të ndritshme. Kjo do të ishte një kohë e mirë për të besuar tek një mik i ngushtë. Kjo do të ndihmojë në lehtësimin e presionit që keni ndjerë brenda. Kini kujdes që të mos pushoni plotësisht. Nëse e bëni këtë, mund të mos jeni në gjendje të ngriheni nga shtrati!
Luani
Ashtë një lehtësim kur armiqësitë bien, apo jo? Duket sikur njerëzit kanë përplasur vazhdimisht dyert në fytyrën tënde. Por nesër një vizitë ose një takim do të hapë disa mistere për ju. A do të zgjidhen përfundimisht problemet tuaja? Nëse jeni të angazhuar për të zbuluar, do të përmbushen.
Virgjëresha
Ka diçka që lulëzon brenda jush nesër. Presioni i rëndë i ditëve të kaluara ka ardhur në rënie dhe ju jeni në gjendje të shkoni në biznesin tuaj me kokën lartë dhe më të lehtësuar. Do të ishte një ide e mirë t’i kushtoni më shumë vëmendje trupit tuaj. Mundohuni të planifikoni më shumë ushtrime aerobike dhe të hiqni dorë nga yndyrnat dhe sheqernat. Filloni disa zakone më të shëndetshme.
Peshorja Ditët e fundit kanë qenë paksa të trishtueshme, kështu që mund të befasoheni nga shkëlqimi i ditës në vazhdim. Do të merrni komplimente dhe urime nga shumë burime. Përfitoni nga gëzimet.
Akrepi
Do të shijoni butësinë dhe relaksimin që ofron dita nesër. Do të jeni më llafazan se zakonisht. Kjo ndërhyrje do t’ju japë një mundësi për të freskuar veten duke kaluar një kohë cilësore me familjen. Ju keni një intuitë të fortë. Dëgjojeni, pasi do t’ju këshillojë me mençuri.
Shigjetari
Kjo mund të jetë një ditë e qetë për ju, por një periudhë qetësie do t’ju bëjë shumë mirë. Ju mund të rrini kot në një park dhe të lini imagjinatën tuaj të shkojë gjetkë. Konfigurimi i nesërëm astral do t’ju bëjë të ëndërroni dhe të kujtoni fëmijërinë tuaj. Në vend që të stresoheni për gjithçka që nuk po bëhet, pse të mos shkoni me rrjedhën për një ndryshim?
Bricjapi
Nesër do të jetë një ditë e mbushur me dritë për zemrën. Dilni jashtë rutinës suaj normale. Cili është qëllimi që punoni kaq shumë nesh nuk pushoni dhe nuk e shijoni? Shkoni për një udhëtim në një vend për një ose dy orë në vend. Do ju bënte mirë.
Ujori
Është e vërtetë që nuk je më dhjetë vjeç, por kush do të thotë që nuk mund të kthehesh në fëmijëri? Ju keni punuar shumë për shumë kohë tani dhe meritoni pak argëtim. Mos hezitoni.
Peshqit
Ju mund të ndiheni shumë serioz për momentin. Pavarësisht nëse e dini apo jo, keni nevojë të madhe për të brohoritur. Nëse dikush ju fton në një klub, shkoni. Mund të të duhet ca kohë për tu ambientuar, por do të përfundojë mbrëmja duke qeshur. Do të jetë nata më e mirë e muajit tuaj.
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare deri të dendura dhe rreshje shiu në zonën Jugperëndimore në pjesën e dytë të ditës në formën e stuhive dhe shkarkesave elektrike.
Era do të jetë me drejtim Veriperëndim me shpejtësi maksimale 7m/sek në bregdet. Valëzimi i forcës 2 me lartësi vale 0,5- 0,8 metër në det të hapur. Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë.
Përveç krerëve të shtetit, 76 vjetori i Çlirimit është përkujtuar dhe nga nostaligjikët e sistemit komunist në Shqipëri.
Dashamirësit e e Enver Hoxhës dhe Partisë Komuniste bënë homazhet e tyre në Varrezat e Dëshmorëve.
Me foto të diktatorit Hoxha e parrulla në duar ku shkruhej “Lavdi shqiptarit të madh Enver Hoxha” dhe “Rroftë Partia Komuniste Shqiptare”, ata nderuan me grusht dhe vendosën kurora me lule te Varrezat e Dëshmorëve.