Ermal Meta na prezanton për herë të parë me partneren e tij (Foto)

294

Ermal Meta artisti shqiptar që prej vitesh jeton në Itali aty ku edhe u bë i njohur si një prej këngëtarët më të mirë italianë sa i përket jetës private nuk ka pëlqyer të jetë shumë i hapur publikisht duke preferuar që jetën private ta mbajë në kuptimin e plotë të fjalës të tillë.

Ndonëse Meta e ka nisur karrierën muzikore që prej vitit 2006 për çështjet e zemrës së djaloshit simpatik nuk kemi ditur asgjë të paktën deri sot.

U desh ditëlindja e 30 e partneres së Ermalit që publiku të njihet me vajzën që i ka vjedhur zemrën muzikantit të talentuar e që me siguri do të jetë shpesh edhe muza e tij.

Ke lindur 30 vite më parë në këtë datë. Duhet të ketë patur shumë diell atë ditë, shkruan këngëtari shqiptar përbri fotos së shkrepur në një moment përkëdheljesh me të dashurën e tij.

Edhe pse vetë Ermali nuk zbuloi detaje rreth identitetit të parnteres nga komentet nën foto mësuam se vajza quhet Chiara dhe punon si menaxhere sportive.