Gazetarja e CNN e mahnitura nga sopranoja shqiptare Ermonela Jaho.

399

Gazetarja e famshme e “CNN”, Christiane Amanpour, ka realizuar një intervistë për operan “La Traviata” e Xhuzepe Verdit, pjesë e të cilës është edhe sopranoja shqiptare, Ermonela Jaho.

Gazetarja ka ndarë me ndjekësit e saj në “Instagram” një foto me Ermonelën, ku është shprehur se ka mbetur e impresionuar nga artistja shqiptare: “Prapaskenat këtë fundjavë. E impresionuar nga sopranoja e shkëlqyer shqiptare, Ermonela Jaho, në rolin e Violetës në histori tragjike të dashurisë, “Verdi La Traviata”, shkruan gazetarja bashkangjitur postimit.

Edhe Ermonela ka shpërndarë të njëjtën foto dhe ka shprehur mirënjohje për gazetaren Amanpour