Çahet tubi i gazit, helmohen 14 gra në një fasoneri në Durrës.

434

DURRËS-14 gra janë helmuar mëngjesin e sotëm në një fasoneri që ndodhet në zonën e Fllakës, afër mbikalimit në autostradë. Sipas të dhënave të para, gazetari i Report Tv, Artur Korriku raporton se shkak dyshohet se ka qenë çarja e tubit të gazit të kondicionerit në fasonerinë Albastar, megjithatë vijojnë hetimet.
Punonjëset e rrobaqepësisë janë ndjerë keq dhe kanë pasur marrje mendsh e këputje, e për këtë arsye, janë dërguar me urgjencë në spitalin e Durrësit. Disa prej punonjëseve qëndrojnë nga dy në një shtrat.