Dj Sardi bën deklaratën e papritur për Mozzik.

262

Dj Sardi i ka habitur të gjithë me deklaratën e tij të fundit. Ai ka dhënë një intervistë për emisionin Pushime on Top. Sardi është pyetur se cilën këngë nuk do ta luante kurrë edhe pse njerëzit mund ta dëshirojnë pa fund. Ai ka dhënë një përgjigje të prerë duke përmendur emrin e reperit Mozzik.

Nuk do ta luaj kurrë edhe pse ma kërkojnë njerëzit, sidomos këngët e albumit të tij të fundit, Mozart, tha Sardi. Nuk dihet ende nga buron kjo vendosshmëri, por siç duket ai nuk ka ndonjë simpati të madhe për Mozzikun.