Çifti i njohur i showbizit do të bëhen prindër për herë të tretë.

115

Modelja Chrissy Teigen dhe këngëtari John Legend do të bëhen prindër për herë të tretë. Lajmin e kanë konfirmuar burime për CNN, pasi çifti u shfaq së bashku në videoklipin e këngës “Wild”, ku këngëtari shihej duke përqafuar modelen teksa ajo përkëdhelte barkun.

Chrissy dhe John janë prindër të dy fëmijëve Luna, 4 vjeçe dhe Miles, 2 vjeç.
Modelja dhe këngëtari u takuan në xhirimet një videoklipi të John Legend në vitin 2006. Ata u martuan në vitin 2013.