Ja pse marrëdhënia mes Flori Mumajesit dhe Elvana Gjatës nuk do të marrë fund kurrë

465

Ai ka realizuar shumë hit-e për Elvana Gjatën, këngëtaren e famshme, bashkëpunimi me të cilën zgjati më shumë se një dekadë dhe mori fund para dy vitesh. Pas mbi një dekade bashkëpunim, vetëm në vitin 2015-të , i ftuar në emisionin “Top Show Magazine” pranoi publikisht se Elvana ishte e rëndësishme për të.
“Elvanën e kam për zemër”, citohet të jetë shprehur ai në atë kohë, ndërkohë që vetëm një vit më vonë ata i dhanë fund bashkëpunimit. Këngëtarët madje, për herë të parë, pranuan të shfaqeshin njëkohësisht në studion e Alban Dudushit për të promovuar videoklipin e tyre “Kuq e Zi je ti”.

Sa për komercialitetin e këngës, Flori u shpreh se ishte një ndër projektet e tij të suksesshme, që arriti shifrën e 1.5 milionë klikimeve brenda shumë pak ditëve që nga publikimi i këngës, sukses që përkthehej në para të fituara. Për 3 orë me radhë ata debutuan “live” në një maratonë këngësh, improvizimesh dhe feste së bashku me pjesëtarët e tjerë të “Threedots”, që mban firmën e krijimit të këngëve më të bukura të Elvana Gjatës në karrierën e saj.

Pas asaj shfaqjeje çift në ekran, jeta e tyre artistike dhe private vazhdoi me koncertet, jashtë syrit të mediave. E pas shkëputjes nga njëri-tjetri, prishjes së ortakërisë së bizneseve që kishin ngritur dhe largimin e Elvana Gjatës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, erdhi momenti i “ftohjes së gjakrave”, që më në fund Elvana të thoshte dy fjalë për Florin.
Pas mbajtjes së koncertit recital më 100 të ftuar në Tiranë, ajo u sulmua nga fansat se nuk mund të bënte sikur Flori Mumajesi nuk kishte ekzistuar në jetën e saj, pasi ai është autori i hit-eve në repertorin e saj, e që vështirë të përsëriten.
E ftuar në emisionin “Xing me Ermalin”, këngëtarja nuk mund t’i shpëtonte një pyetjeje lidhur me bashkëpunëtorin e saj Mumajesin, në episodin e realizuar në apartamentin e saj luksoz. “Gjithë çfarë ndjej, është vetëm mirënjohje dhe do të jetë një mirënjohje, që nuk do të ndryshojë asnjëherë deri në fund të jetës sime”, tha ajo për kantautorin.