Studimi / 3 javë pushime mund të rrisin jetëgjatësinë tuaj

550

Sipas rezultateve të një studimi shkencor 40-vjeçar, marrja në mënyrë të rregullt e pushimeve mund të zgjasë jetëgjatësinë tuaj.

Meshkujt që morën tre javë ose më pak pushime kishin 37% më shumë probabilitet për të vdekur se ata që kishin marrë më shumë se tre javë pushim.

Dështimi për t’iu larguar stresit të përditshëm të zyrës largon mundësinë për të ngrënë shëndetshëm dhe për të bërë ushtrime fizike.
Sipas gjetjeve të fundit, ata që nuk marrin pushime rregullisht kanë tendencën të punojnë më gjatë dhe të flenë më pak, gjë që ndikon te shëndeti i tyre.

Në Britaninë e Madhe, njerëzit që punojnë 5 ditë në javë kanë të drejtën të marrin 28 ditë pushimesh të paguara në vit. Kjo është ekuivalente me 5,6 javë pushimesh. Franca është më bujare në këtë drejtim, ku punëmarrësit që punojnë me kohë të plotë kanë të drejtë të marrin 30 ditë pushime të paguara në vit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës është vendi i vetëm në zhvillim i cili nuk u garanton punonjësve të saj pushime të paguara. Megjithatë pjesë më e madhe e kompanive u ofrojnë punonjësve që punojnë me kohë të plotë, rreth 10 ditë pushimesh të paguara në vit.

Hulumtimi i Universitetit të Helsinkit analizoi jetën e 1222 drejtuesve të moshës së mesme, nga viti 1919 deri në vitin 1934. Ata u rekrutuan për studimin shkencor mes viteve 1974-1975 dhe u vëzhguan për 40 vitet e ardhshme. Pjesëmarrësit kishin të paktën një faktor rreziku për sëmundjet kardiovaskulare – si duhanpirja, hipertensioni, kolesteroli i lartë, trigliceridet e larta apo intoleranca ndaj glukozës.
Gjysma e pjesëmarrësve iu nënshtrua një programi shëndetësor, gjysma tjetër nuk mori udhëzime rigoroze rreth gjendjes së formës fizike.
Pjesëtarët e grupit të fitness merrnin këshilla me gojë dhe të shkruara çdo katër muaj për të kryer aktivitet fizik, të hanin shëndetshëm, të arrinin peshën optimale dhe të linin duhanin.

Kur këshillat për shëndetin nuk ishin të mjaftueshme, drejtuesit pjesëmarrës në studim merrnin edhe ilaçe të këshilluara në atë kohë për të ulur presionin e gjakut dhe lipidet. Shkencëtarët e Universitetit të Helsinkit gjetën se rreziku për sëmundje kardivaskulare ishte reduktuar me 46% te meshkujt që morën pjesë në programin shëndetësor, krahasuar me ata që bënin pjesë në grupin e kontrollit.

4 dekada pas nisjes së studimit, kërkuesit krahasuan këto të dhëna me regjistrat kombëtarë të vdekjeve dhe analizuan informacionet me mëparshme të paregjistruara si orët e punës, gjumi, ditët e pushimit. Kjo tregoi se përqindja e vdekshmërisë te grupi që merrte pjesë te programi shëndetësor ishte vazhdimisht më e lartë deri në vitin 2004. Pas kësaj date, përqindja e vdekshmërisë ra njësoj midis dy grupeve, në periudhën 2004 – 2014.
Shkencëtarët zbuluan se shkak i këtyre rezultateve befasuese ishin pushimet më të shkurtra.

“Mos mendoni që një stil tjetër i shëndetshëm jete mund të kompensojë faktin e të punuarit për orë të gjata dhe të mos marrësh ditët e nevojshme të pushimeve” – tha profesori Timo Strandberg nga Universiteti i Helsinkit në Finlandë. “Pushimet mund të jenë një mënyrë e mirë për të larguar stresin”.

Shkencëtarët analizuan vetëm përfitimet pozitive te shëndeti që vinin prej pushimeve dhe jo nëse personat udhëtuan në një vend të largët për pushimet e tyre. Ata zbuluan se pushimet më të shkurtra ishin të lidhura me një shkallë vdekshmërie më të lartë në grupin e personave që iu nënshtruan programit shëndetësor (regjim i shëndetshëm ushqimor, ushtrime fizike dhe këshilla mbi stilin e jetës).

Në grupin e ndërhyrjes, meshkujt që morën tre javë pushime apo më pak gjatë vitit, kishin 37% probabilitet për të vdekur mes viteve 1974 – 2004, krahasuar me atë që kishin marrë më shumë se tre javë pushimesh. Megjithatë, pushimet nuk kishin asnjë ndikim te rreziku për të vdekur te grupi i kontrollit.

Profesor Strandberg deklaroi “Dëmet e shkaktuara nga stilin i jetës intensiv janë të përqendruara të një grup njerëzish të cilët morën pushime më të shkurtra. Në studimin tonë, meshkujt që morën më pak ditë pushimesh, kanë punuar më shumë dhe fjetur më pak se sa ata që morën pushime të gjata. Ky stil jete stresues mund të ketë anashkaluar çdo përfitim të këtij programi shëndetësor.

“Ne mendojmë se ndërhyrja mund të ketë pasur një efekt psikologjik negativ te këtë meshkujt, duke i shtuar stres jetës së tyre” – tha profesori.
Profesori Stranberg vëzhgoi se menaxhimi i stresit nuk ishte pjesë e mjekësisë parandaluese në vitet 1970, por sot këshillohet për individët me, ose në rrezik, për sëmundje kardiovaskulare.

Ndër të tjera, sot janë të disponueshme ilaçe më efikase për të ulur lipidet dhe presionin e gjakut.
Studiuesit thonë se reduktimi i stresit është një pjesë e rëndësishme e programeve për të zvogëluar rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.
Këshillat për stilin e jetës duhet të ndërthuren me një trajtim modern mjekësor për të parandaluar sëmundjet kardiovaskulare tek individët në rrezik të lartë.

Burimi: Daily Mail