U kap mat me Loredanën, reagon për herë të parë Mozzik.

51

Reperi Mozzik dhe Loredana janë vënë sërish në qendër të vëmendjes. Këtë herë ata janë riparë sërish nën shoqërinë e njëri-tjetrit teksa po darkonin në një restorant në Prishtinë ndërsa më herët duke bërë shopping në Gjermani.

Por pavarësisht se janë kapur disa herë nën shoqërinë e njëri tjetrit asnjë prej tyre nuk ka folur për një rikthim.

Megjithatë Mozzik duket se u shfaq i lëkundur gjatë një interviste në Shiko kush Luan ku vendosi të mos përgjigjej kur u pyet nëse do të kthehej sërish me Loredanën.

Sot ka postuar disa foto ndërsa i shoqëron me një mbishkrim Mjàft spiunuat dhe duket sikur po ju drejtohet atyre që flasin për të dhe për lídhjen e tij me Loredanën ndërsa i fotografojnë sa herë i shohin bashkë.