Vetëm 22 vjeç, deputetja më e re shqiptare me një pasuri marramendëse.

103

Ajo është deputetja më e re në Kuvendin e Kosovës. Edhe pse vetëm 22 vjeçare Fjolla Ujkani ka arritur të bëhet deputete e Kuvendit të Kosovës. Ajo në Agjencinë Kundër K orrupsionit ka deklaruar pasurin e saj si dhe të ardhurat mujore.

Familja e saj ka të trashëguar një tokë me vlerë të 90 mijë eurove, ndërkaq shtëpia e tyre ka vlerë prej 100 mijë eurove.Deputetja e VVsë posedon një veturë të tipit Mercedes të blerë në vitin 2019 me vlerë prej 9900 eurove.

Po ashtu, familja e saj ka dy vetura tjera të blerë në vitin 2017 dhe 2018. Ndërkaq posedojnë një fabrikë të llaqeve në vlerë prej 450 mijë euro. Gjithashtu deputetja Ujkani ka deklaruar të hyrat e saja si dhe kursimet të cilat i kanë në institucione financiere.