Pa u bërë viti, çifti i njohur i showbizit i jep fund lidhjes.

281

Në tetor të vitit 2019 këngëtarja me famë botërore Miley Cyrus nisi lidhjen e saj të re, me atë që dikur ishte shoku i saj i ngushtë, Cody Simpson. Mirëpo pa u bërë ende viti dyshja janë ndarë.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediat e huaja, sipas një burimi të afërt me çiftin dhe më pas e ka konfirmuar vetë Miley. Megjithatë ajo ka lënë të kuptohet se do vazhdojë të shoqërohet me Codyn, pasi ai ka qenë shoku i saj i ngushtë.

Një vit më parë, rreth kësaj date media u përpoq të thoshte historinë time për mua, por s’mund ta pranoj një tjetër herë. Sot, doli kudo lajmi se unë dhe i dashuri im jemi ndarë. U tha se është konfirmuar nga një burim i besueshëm edhe pse askush nuk është i besueshëm në një lidhje përveç atyre që e jetuan atë. Për momentin, dy gjysma smund të bëjnë një të tërë dhe ne si individë po punojmë për veten dhe jetën. Për tu bërë njerëzit që duam të jemi, si kushdo tjetër në moshën tonë.

Po vendosim se çfarë do të bëjmë me jetët tona prandaj mos bëni drama nëse javën tjetër na shihni që kemi dalë bashkë prapë, për të ngrënë pica. Kemi qenë miq për 10 vite dhe do vazhdojmë të jemi, prandaj mos shpikni gjëra që sjanë, është shprehur Miley gjatë një videoje live.