Rama: Përgjimet ndaj Dakos jo të qarta, sot PS merr e vetme 78 deputetë

383

I pyetur nga Sokol Balla në real Story në lidhje me akuzat ndaj Dakos, kryeministri tha se përgjimet e dala ndaj kreut të bashkisë Durrës nuk vërtetojnë asgjë, ashtu sikurse ndodhi edhe në rastin “Tahiri”.

“Ne luftojmë kanabisin. Ne e kemi sjellë kanabisin. Ne luftojmë krimin e organizuar, ne jemi ata që jemi të lidhur me krimin. Si kuptoj këto akuza.Ne 2009 qeveria e asaj kohe ka nxjerr nga burgu rreth 70 kriminel, me leje 10 ditore per te terrorizuar njerezit perpara zgjedhjeve.Këto janë dhe në raportin e ambasadorit amerikan të asaj kohe. Ata kanë nxjerrë nga burgu kriminelë. Në Shqipëri ka komunitete ka fise etj, dhe në fushatë nuk shkohet duke kërkuar dëshminë e penalitetit apo diplomën. Përgjimet në rastin “Dako” nuk flasin qartë fare. Pasi dhe përgjimet për Saimir Tahirin flisnin qartë për ju flisnin qartë për opozitën por Prokuroria e Italisë ua tha qartë përgjigjen. Ne nuk manipulohemi.

Ai shtoi se nëse zgjedhjet e përgjithshme do të mbaheshin sot, PS do të fitonte bindshëm madje do të merrte 78 deputete.

Partia Socialsite prapë fiton bindshëm dhe shikoni se cfarë do të ndodhe në zgjedhjet lokale.Nese zgjedhjet behen sot PS merr 78 deputet, e vetme. Prisni zgjedhjet lokale dhe do ta shihni.