Cila është shënjestra e Kujtim Gjuzit? Del nga makina dhe merr “sjanperin”

233

Deputeti Kujtim Gjuzi ka tërhequr përsëri vëmendjen e publikut. Paraditen e sotme, Gjuzi ka publikuar një foto me snajper nga Pogradeci.

Në foton e publikuar nuk shihet se kë ka shënjestër, por duket se deputeti është pozicionuar dhe është gati për të qëlluar.

Gjuzi ka tërhequr gjithmonë vëmendje për veshjen dhe sjelljen e tij që kur është futur në Kuvend pas djegies së mandateve nga ana e opozitës.