Aksident i rende, motori behet copash, drejtuesi ne gjendje kritike

250

Në aksin rrugor Shkodër Koplik, në vendin e quajtur rruga e fshatit Grizhë, Malësi e Madhe një mjet Furgon, me drejtues shtetasin S H 52 vjeç, banues në fshatin Gruemirë, Malësi e Madhe, është përplasur me një motorr tip Lançin, me drejtues shtetasin K S 46 vjeç, banues në Shkodër

ku si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit dhe po dergohet në Spitalin e Traumës Tiranë për ndihmë mjeksore më të specializuar.

Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin rrethanave të aksidentit, si dhe po bëhet shoqërimi i shtetasit S. H. për veprime të mëtejshme proceduriale