Shpërthim në një lokal, lëndohen dy kalimtarë.

301

Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur rreth orës 23:10 të mbrëmjes së të dielës në një lokal në qytetin e Peshkopisë.

Policia ka bërë të ditur se lokali është në pronësi të shtetasit L.D. Si pasojë e këtij shpërthimi kanë mbetur të lënduar dy kalimtarë të rastit.

Rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja dhe shkaku i këtij shpërthimi janë të paqarta.