Kultivonin bimë narkotike, pranga dy të rinjve

624

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Mirditës nën akuzën e kultivimit të bimëve narkotike.

Sipas policisë të ndaluar janë shtetasit me iniciale E.L., 31 vjeç, banues në Lezhë dhe J.D., 21 vjeç, banues në Krujë.

Uniformat blu bëjnë me dije se pas kontrolleve të imtësishme të kryera për këtë qëllim, bëri të mundur gjetjen dhe asgjësimin të disa fidanëve në kubikë, në një ambient të mbyllur, në fshatin Kaçinar, Mirditë.

Ndërkohë policia vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.